Mirësevini në Malin e Sharrit
Mirësevini në faqen e internetit të përgatitur në kuadër të projektit "Mbështetja e Potencialit Rajonal të Turizmit". Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë financon projektin brenda kornizës së Programit Ndërkufitar IPA II Kosovë - Maqedoni e Veriut 2014-2020.
Në partneritet me Balkania nga Maqedonia e Veriut dhe Marimangat e Sharri nga Kosova, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm - ALKA zbatoi aktivitetet e projektit.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e potencialeve turistike dhe promovimi i vlerave të rajonit ndërkufitar dhe malit mahnitës të Sharrit.
Njëzet e një shtigje të reja shëtitjeje që shtrihen mbi 200 kilometra janë identifikuar dhe shenjëzuar në të dy anët e Malit Sharr në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, shumë materiale promovuese si video, fletëpalosje, aplikacione mobile për shtigje shëtitjeje, si dhe faqe të zhvilluara në internet promovojnë Malin Sharr si një destinacion unik për shëtitje dhe turizëm malor.
Tani vizitorët kanë një arsye tjetër për të shijuar bukuritë kulturore dhe natyrore të Malit të Sharrit.
Ju lutemi shfletoni dhe eksploroni faqen e internetit për më shumë informacion dhe mos ngurroni të lini ndonjë mesazh apo pyetje që mund të keni.
GET YOUR MOBILE APP
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.